Zv.kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, vlerëson se BDI-ja nuk mund të thirret në legjitimitetin e shqiptarëve, pasi në zgjedhje doli me një koalicion të përzier multi-etnik.
Në një prononcim për gazetën LAJM, Fetai tha se në zgjedhjet e fundit, shqiptarët vendosën që të përfaësohen nga koalicioni VLEN, i cili siguroi 107 mijë vota.
“Nuk ka asnjë rregull të shkruar që e thotë që BDI duhet të jetë në pushtet. Kujtojmë se BDI nuk është e vetme në këtë koalicionin me të cilin kanë garuar, është një koalicion laraman, një koalicion multietnik, i cili nuk e ka legjitimitetin shqiptar në të cilin thirren ata. Tanimë BDI i prinë një koalicioni që nuk është koalicion shqiptar dhe thirret në emër të legjitimitetit shqiptar, duke qenë në koalicion me parti të të gjithë pakicave në nivel vendi”, tha Fetai për gazetën LAJM.