Fetai: Ali Ahmeti të mos kthehet nga Tirana – të dielën do të pësojë humbje katastrofale!

Anulimi i të gjitha aktiviteve të planifikuara partiake të Ali Ahmetit, për 17 tetorin, për të marrë pjesë në protestën në Tiranë të thirrur nga një organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, sipas zëvendëskryeministrit Arben Fetai, bëhen për “lojra politike”, dhe për të grumbulluar vota. Këtë për gazetën “Lajm” dhe “Lajm Tv” e ka thënë zëvendëskryeministri gjatë një interviste të gjërë, e cila është realizuar në prag të mbajtjes së raundit të parë të zgjedhjeve locale që do të mbahen pas 4 ditësh. Zoti Fetai tha pas protestës Ali Ahmeti nuk ka arsyje më të kthehet në Shkup, sepse, sipas tij, “Ahmeti do të pësoj humbje katastrofale dhe se në fund do të pensionohet”.
“Besoj se pas kësaj proteste të 17 në Tiranë nuk ka se përse të kthehet në Shkup, sepse ditën e dielë. Pyetje: Për zotin Ahmeti e keni fjalen…?
Fetai: “Besoj se do të pësoj humbje katastrofale dhe më në fund do të pensionohet, edhe duhet të pensionohet pas kësaj humbje njejt siç duhet të pensionohen edhe shumë figura të konsumuara të BDI-së, që garojnë në këto zgjedhje”- deklaroi zëvendëskryeministri Arben Fetai.