Fetahu: Propozimi francez, rast historik për të lëvizur drejt BE-së (Video)

Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, kreytari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, ka marrë pjesë sot në seancën parlamentare në të cilën fjalim ka mbajtur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, shkruan gazeta LAJM. Duke komentuar propozimin francez, Fetahu, tha se ai paraqet një rast historik për Maqedoninë e Veriut për të lëvizur drejt BE-së.

“Ne si Bashkësi Islame jemi të mendimit se është një rast historik dhe i rrallë për të lëvizur përpara drejt synimeve tona për të qenë në familjen e madhe evropiane”, tha kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu për gazetën LAJM.