Me përfundimin e festave të fund-vitit, mërgimtarët po kthehen drejt vendeve të tyre por me disa sfida gjatë udhëtimi për shkak të ngricave në rrugë dhe temperaturave të ulëta. Në rrjetet sociale, mërgimtarët shpërndajnë video të rrugës përmes Serbisë, dhe u bëjnë thirrje mërgimtarëve që kalojnë përmes Serbisë, që të kenë kujdes të shtuar për shkak të motit të keq dhe ngricave. Sa i përket pikave kufitare në vendin tonë, sipas autoriteteve ato funksionojnë normalisht, pa vonesa të gjata. /Alsat.mk
Lajme Festat mbaruan, mërgimtarët po kthehen drejt vendeve të tyre




