Festat e fundvitit e gjejnë zemërthyer Alekta Vejsiun?

Festat e fundvitit duket se kanë sjellë pikëpyetje rreth jetës personale të Alekta Vejsiut.

Ajo ka ndarë së fundmi disa fotografi me atmosferë festive, të dekoruara me drita dhe ngjyra të Vitit të Ri, por ajo që ra në sy ishte mungesa e bashkëshortit të saj në këto momente.

Kjo mungesë ka rikthyer komentet dhe aludimet që e kanë shoqëruar Alektën gjatë këtij viti, lidhur me një ndarje të mundshme. Prej muajsh, emri i saj është përmendur në media rozë për kriza në martesë, megjithatë asnjëherë nuk ka pasur një konfirmim zyrtar nga vetë ajo, shkruan Kosovarja.

E vërteta mbetet e pa zbuluar pasi bukuroshja ka zgjedhur heshtjen.