Pendimi për mospërdorimin e flamurit shtetëror në festimet për 28 nëntorin, nuk e shpëtoi kreun e Strugës, Mendi Qyra. Policia në Strugë dorëzoi kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse kundër Komunës së Strugës dhe kryetarit të saj Mendi Qyra për një vepër të kryer në kundërshtim me nenin 6, dhe të dënueshme sipas nenit 11 të Ligjit për përdorimin e flamujve të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit të policisë, të pandehurit, si organizatorë të një eventi me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar, në rrugën Marshall Tito në Strugë, nuk e shfaqën ose vendosën flamurin shtetëror. Nëse ngrihet procedura, komuna e Strugës do të gjobitet nga 30 mijë deri në 200 mijë denarë, ndërsa kreu i komunës, Mendi Qyra do të duhet të paguajë gjobë nga 10 mijë deri në 30 mijë denarë si person përgjegjës. /Alsat.mk
Maqedoni Festa e Flamurit, MPB-ja me procedurë për kundërvajtje ndaj Mendi Qyrës






