Fero: Zot ktheje 2Pacin, ne do japim të gjithë reperët shqiptar

Fero është duke qëndruar shumë aktiv në Instagram përgjatë kohëve të fundit, dhe ai së fundmi ka bërë një shkrim thumbues karshi reperëve të tjerë shqiptar.

Reperi në postimin e ndarë ka shkruar “Zot ktheje 2Pacin, ne do japim të gjithë reperët shqiptar”.

Fero ka theksuar disa herë se ai është 2Pacu i kohëve moderne, dhe së fundmi ka thënë se në klipin e tij të ri, Shakur, do jetë pjesë e tij, se çfarë ka përgatitur na mbetet të na tregoj koha.