Fero zbulon bashkëpunimin me këtë emër të njohur të estradës

Fero dhe Stresi po vijnë me bashkëpunim.

Reperi Fero së fundmi u është përgjigjur pyetjeve që ndjekësit i kanë dërguar në Instagram, shkruan lajmi.net.

Dikush prej tyre e ka pyetur nëse do të vijë ndonjëherë një bashkëpunim mes tij dhe Stresit, kështu që Fero edhe e zbuloi se dyshja shumë shpejtë do të vijnë me një këngë së bashku.

“Po e kemi bashkëpunimin me Stresin, do të vijë shumë shpejtë”, ka shkruar Fero.

Më pas nuk ka munguar as reagimi i Arkimed Lushajt i cili e ka konfirmuar bashkëpunimin po ashtu.