Reperi i njohur Fero, në një intervistë për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ka folur hapur për sfidat dhe vështirësitë që ka përjetuar në fillimet e karrierës, për bujën që shoqëroi marrëdhënien dhe ndarjen me ish-bashkëshorten e tij Arbenita Ismajli, si edhe për statusin e tij aktual dhe përkushtimin e plotë ndaj muzikës.
Fero e pranoi se në të kaluarën kishte bërë gabime, për të cilat është penduar, dhe për të dalë nga ato vështirësi kishte pasur një rol të madh, angazhimi i tij në fe.
“Me të tregu drejt, unë [si dola] është, [nga] ndihma që e kam pasur pak prej religjionit, fesë, kur kam nisë me u merr me religjion, edhe kjo ka qenë ndihma ime për me u largu prej gjërave të këqija se automatikisht nëse e dinë që një djalë apo një vajzë është duke u marrë me fe, automatikisht ai e ka një mburojë… sepse ai më pas është i fokusuar vetëm tek gjërat e mira. Dhe kjo ka qenë njëfarë mburoje për mu”, ka deklaruar Fero.
I pyetur nga Arbana se si i ndodhi ri-zgjimi dhe pikënisja e tij në fe, Fero ndau me publikun një detaj të padëgjuar më parë, ai zbuloi se për herë të parë ishte falur gjatë kohës sa ishte në paraburgim.
“Me të tregu drejt, kur kam filluar që të falem, kam qenë në paraburgim edhe kur e kam falë vaktin e parë jam ndier shpirtërisht tepër mirë dhe vetë më erdhi që të falem [në paraburgim]”, ka thënë reperi.
Ai gjithashtu pohoi se ishte falur edhe më herët ndonjëherë porse nuk dinte që të kryente edhe aq mirë ritualin e faljes para Zotit.
Përveç, thirrjes dhe vetëdijes së tij të brendshme për tu lidhur me Zotin, Fero gjatë kësaj interviste ka folur gjithashtu edhe për bujën e madhe rreth vajzës së tij dhe për dramën me Arbenitën.
Reperi ka deklaruar se kanë kaluar një vit që se ka takuar vajzën. Thirrjet ndaj ish-bashkëshortes për t’ia mundësuar takimin me të bijën kanë eskaluar shpesh në fjali thumbuese, gjëra për të cilat ai i kërkoi falje.
“Unë s’kam dashtë asnjëherë me fol keq asnjëherë për të, sepse ajo është nëna e vajzës time. Edhe në jetën reale, për njerëzit që e dinë që janë afër meje, e dinë qe unë kam vetëm fjalë të mira për të. Por kur bohet një kohë e gjate që nuk e ke pa vajzën, as përmes telefonit dhe në asnjë lloj forme, …. ndihesh keq emocionalisht edhe këqyrë me ‘shpërthy’ një lloj forme, vetëm për me arrit atë qëllimin që me e pa vajzën në atë gjendje kom ‘mujt’ me thonë ndonjë fjalë te pahijshme dhe i kërkoj falje edhe tani nëse është ndier ajo keq prej fjalëve te mia…. Por qëllimi im ka qenë vetëm për me e pa vajzën. U bë një vit qe nuk e kam parë vajzën. Herën e fundit kur e kam takuar ka qenë më 5 tetor, në Gjilan”, ka deklaruar Fero.
Por, reperi nuk foli vetëm për çështjen e kujdestarisë, ai në këtë rrëfim të rrallë, foli edhe për statusin e tij aktual.
Reperi i njohur Fero ka lënë të kuptohet se aktualisht nuk është në një lidhje dashurie, duke theksuar se për momentin, fokusi i tij kryesor është karriera muzikore.
“Me të tregu drejt, unë jam nuk t’u u marrë me lidhje jam i fokusuar në karrierën time edhe zakonisht lidhjet, prej përvojës time jetësore, lidhjet të qesin…sepse të duhet përkushtim. Aq është dinamike muzika e biznesi i muzikës, saqë nëse e ke një partner, të dekoncentron nga sukseset dhe aktivitetet e karrierës. Kështu që, unë jam kështu rehat, më mirë merrem me muzikë”, ka deklaruar Fero gjatë kësaj interviste.




