Fero pendohet për tatuazhet: Pasi lexova hadithet vendosa të mos bëj më

Fero është emri i reperit më të përmendur gjatë ditëve të fundit.

Kjo pas tensioneve me reperin tjetër shqiptar Unikkatili, shkruan lajmi.net.

Së fundi ai ishte i ftuar në emisionin “Barber Shok”, ku ka folur rreth rikthimit të tij në muzikë, përkatësisht në label-in që dikur e bëri të famshëm, ON Records.

Ndër të tjerash, reperi u përball edhe me një pyetje shumë interesante nga moderatori Fis Juniku, i cili e pyeti rreth tatuazheve në trup për të cilat ai u shpreh i penduar.

Reperi nga Gjilani tha se e gjitha kjo ndodhi kur shfletoi disa hadithe të Kur’anit, të cilat e bënë që të ndryshojë mendim mbi to.

“Me thënë të drejtën më ka rënë t’i lexoj disa hadhithe, edhe kam vendosur që s’bëj më tatuazhe. Këto që i kam bërë, jam penduar te Allahu, por s’bëj më. Tash kohën me kthy për t’i hequr, s’mund t’i heqë, por prej tani nuk bëj më”, tha Fero.

Ai gjithashtu shtoi se është në përgaditje të projekteve muzikore.