Fero ndan sekuenca nga kënga e re

Fero është një ndër reperët shqiptar të cilët kanë bërë rikthimin e tyre në muzikë mjaft të fuqishëm, shkruan lajmi.net.

Ai së fundmi ka publikuar disa sekuenca nga projekti i ri në të cilin ka paralajmëruar që po punon.

“Nuk di të ndalem më janë prish frenat, shumë shpejt vjen projekti i ri”, shkroi Fero në mbishkrimin e videos së ndarë.

 

Reperi për momentin po shijon suksesin e duetit muzikor me Genta Ismajlin i cili u prit mjaft mirë nga fansat e tyre.