Fero i reagon Arbenitës: Vetëm gjashtë ditë në vit mund ta shoh vajzën time

Pasi Arbenita Ismajli dha një mesazh kundrejt ish-bashkëshortit Feronit Shabani, ku theksoi se nuk ka gjasa për t’u ribashkuar me të dhe se po ia lejon vizitat me vajzën e tyre, ishte Fero ai i cili vendosi që t’i përgjigjej modeles.

Ai publikoi një shkrim të cilin tha se do ta lë si dëshmi për vajzën e tyre, Ninën, duke thënë se nuk e ka të lehtë të jetojë pa të.

Duke bërë llogaritjet (pasi vetëm 3 orë javë i lejohet vizita me vajzën), bëri me dije që brenda një viti i bjen ta takojë vetëm 6 ditë.