Pas arrestimit të një 19-vjeçari në Gjilan, lidhur me fyerjen që ju bënte të miturve, ka reaguar rep-artisti Fero.
Ai me anë të një postimi në “Tik-Tok”, ka akuzuar shtetin për arrestimin e 19-vjeçarit, duke thënë se në Kosovë nuk ka drejtësi, shkruan lajmi.net.
Po ashtu ai shtoi se analisti Milaim Zeka dhe këngëtari Robert Berisha fyejnë në televizione kombëtare “më shumë sesa Donzi [Erdon Murati]”.
“Donzi, 19-vjet, Robert Berisha, 44-vjet, Milaim Zeka, ma shumë sesa 44-vjet; Milaimi edhe Roberti shajnë në televizion, nuk shajnë nëpër aplikacione. Donzi shan në aplikacione 18+. Plus, Milaim Zeka edhe Robert Berisha shajnë më shumë sesa Donzi, por kërkush nuk merret me ta. Këtu s’kemi shtet dhe drejtësi”, ka thënë ai.




