Fero dhe Arbenita shijojnë pushimet luksoze në Dubai

Arbenita Ismajli dhe Fero, janë duke i kaluar pushimet e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe.

E nuk mungojnë edhe postimet e momenteve nga atje, shkruan lajmi.net.

Dyshja së fundmi kanë shpërndarë disa fotografi së bashku nga desert Safari, ku edhe kanë shijuar eksperiencën në shkretëtirë.

“Habibi nuk mund të blesh atë që nuk është në shitje”, ka shkruar ajo.

Në prill të vitit të kaluar ata u bënë prindër për herë të parë.

Ndërsa pushimet janë duke i kaluar pa vajzën e tyre.