Fero: Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që janë keqbërës

Ditën e djeshme, Feros, i janë publikuar pesë këngë në ‘Youtube’.

Pas kësaj ka reaguar ish reperi ashpër, shkruan lajmi.net.

Ai ishte shprehur se do t’i kërkoj llogari nga Allahu për këtë.

Ndër të tjera, ai ka publikuar edhe disa vargje fetare, ku i drejtohen njerëzve.

Njëri ndër to i dedikohej edhe keqbërësve.

“Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që janë keqbërës”, shkruhet në postimin e tij.

Kjo nuk është hera e parë kur Fero publikon vargje të tilla.

[