Fermerët thonë se problemi nuk qëndron vetëm te importet, por te fakti që importet shpesh hyjnë pa kontroll të vërtetë, pa origjinë të qartë dhe pa rregulla të drejta loje.
Pamja është e njohur në tregje. Tezga shkruan “vendas”, blerësi beson se po blen një produkt vendas, por pas mallrave shpesh fshihet një histori krejtësisht e ndryshme. Fermerët paralajmërojnë se disa nga produktet e importuara ripaketohen, përzihen me ato vendase ose thjesht shiten sikur të ishin prodhuar këtu. Kështu, thonë ata, të gjithë humbasin: Prodhuesi vendas, konsumatori dhe tregu.





