Fenerbahche dhe Marseille janë të interesuara për shërbimet e brazilianit Marcelo.
Mbrojtësi anësor e përfundoi aventurën e tij me Real Madridin ditë më parë, por vetë ai deklaroi se nuk e ka ndërmend t’i “varë këpucët në gozhdë”.
Lojtari tanimë është pa kontratë dhe kjo gjë mund ta lehtësojë procesin e transferimit të tij në ndonjë klub, transmeton lajmi.net.
Mbetet të shihet se ku do të përfundojë lojtari i cili ka po ashtu oferta nga Amerika.




