Femrat kamariere, trend i ri në Tetovë (VIDEO)

Nëse do të ishte në ndonjë vend tjetër nuk do të përbënte lajm.Megjithatë në Tetovë, nëse në shumë lokale hasim femra kamariere me siguri se përbën lajm.Deri më tani kjo ka qenë një tabu temë, dhe pothuajse e paimagjinueshme por kohëve të fundit shumë femra, kryesisht studente kanë vendosur që të punojnë qoftë si kamariere qoftë në banak.Por, si është të jesh kameriere në një lokal në Tetovë.

Televizioni Koha, vizitoi lokalet Garden dhe Ultra në Tetovë dhe pyetëm se si është që një femër të merret me këtë profesion.Këta puntore shprehen se krahas shumë paragjykimeve megjithatë janë pranuar shumë mirë edhe nga mysafirët.

Por, si është për një kamarier mashkull që të ketë një femër kolege.Ata thonë se nuk është vështirë dhe njëkohësisht nënvizojnë se kamarieret femra janë kryesisht studente të cilët punojnë për të mbuluar shpenzimet e studimeve.

Në Tetovë periudhën e fundit ka shumë lokale ku hasen femra të cilët punojnë si kamariere.Njohës të rrethanave në vendin tonë potencojnë prapa kamerave se punësimi I femrave në sektorin e gastronomisë është edhe pasojë e ikjes së rinisë në vendet evropiane dhe ky sektor ka kuadër deficitar dhe femrat tashmë si duket janë shpëtim i gastronomisë në këtë qytet.