Bujare Abazi, femra e parë shqiptare që drejton Postat e Maqedonisë

Bujare Abazi është zgjedhur drejtore e Postës së Maqedonisë së Veriut.

Ajo është kuadër nga Aleanca për Shqiptarët.

Bujare Abazi është inxhiniere në shkencat e aplikuara ( shërbimet postare, telegrafike dhe telefonike) e diplomuar në Universitetin e Zagrebit.

Ajo po ashtu është magjistre në fushën e ekonomisë dhe menaxhmentit. Për herë të parë në krye të kësaj agjencie shtetërore vjen një kuadër femër shqiptare, por edhe e profesioniste me karrierë të pasur në Postën e Maqedonisë. Bujare Abazi deri vitin e kaluar ishte nënkryetare e Shkupit. (INA)