“Fëmijët tanë rrugëve, afganët nëpër hotele luksoze”, Rama kapet serish me komentuesit

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer disa komentuesve përgjigje në “Facebook”.

Në mesin e tyre ishte një person që shkruante se fëmijët shqiptarë kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti ndërsa qeveria i strehon afganët në hotele madje u bën dhe dhurata.

 

Rama kërkon nga qytetari që ti tregojë se cilët janë ata fëmijë shqiptarë që kanë mbetur pa shtëpi që ti ndihmojnë dhe ata.

 

Komentuesi: Ca esht ky turp, femijet qe ngelen pa shtepi nga termeti ngelen rrugve edhe keta mire qe i cuat ne hotele po i beni edhe dhurata ….

Rama: Cilet femije kane mbetur pa shtepi rrugeve nga termeti di te me tregosh ndonje te vetem qe te kujdesemi menjehere edhe per te? Dhe keta femije qe ti u permend dhuratat, jane fiks njesoj sic ishin ata qe sot jane bere burra kur zbriten nga anijet ne Itali 30 vjet me pare! Nese disa e kane harruar dhe u duket se kane qene gjithnje keshtu si jane sot, une dhe shumica derrmuese e shqiptareve nuk e kemi harruar e nuk do ta harrojme kurre, sepse kush harron nga vjen nuk e di me fare se per ku eshte nisur thoshte nje burre i madh i kesaj bote!