Fëmijët shqiptarë luajnë në baltë, banorët luten për asfaltimin e rrugës (VIDEO)

Këta fëmijë shqiptarë të lagjes Orizare e Poshtme në Shkup po luajnë në baltë. Ndonëse jetojnë vetëm pak kilometra nga qendra e kryeqytetit, ata as që mund të ëndërrojnë për kënde londrash. Kërkesa e vetme e tyre është asfaltimi i rrugës.

Fëmijët shqiptarë luajnë në baltë, banorët luten për asfaltimin e rrugës (VIDEO)

Fëmijët shqiptarë luajnë në baltë, banorët luten për asfaltimin e rrugës (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Tuesday, September 1, 2020

 

Në lagjen Orizare e Poshtme të komunës Shuto Orizari në Shkup jetojnë rreth dy mijë banorë shqiptarë që prej kohësh kërkojnë asfaltimin e rrugës, kërkesë kjo që nuk merret parasysh nga asnjë institucion.

Në këtë lagje të Shkupit, dora e shtetit nuk është ndjerë asnjëherë. Banorët thonë se me vetëfinancim e kanë rregulluar sistemin e kanalizimit dhe ujësjellësit.

Njëri nga banorët më të zëshëm për asfaltimin e rrugës është Muzafer Kovaçi. Ai kërkon nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti që të mbajë premtim e dhënë para zgjedhjeve për zgjidhjen e këtij problemi.