Fejzulla Arifi: Shqiptarë të vrarë të Nakushtakut dhe Izvorit të Likovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore (Dokument)

Disa persona nga fshatrat Nakushtak dhe Izvor të Likovës, të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilët komunizmi i trajtoi si viktima të terrorit fashist. Dokumenti është i vitit 1964 i nënshkruar nga Bexhet Rramani, Komiteti Komunal i Lidhja Komuniste e Maqedonise (LKM).
Nga Nakushtaku:
1. Ismail Murtez Shabani – duke shkuar për Nakushtak të Stacioni hekurudhor i zënë nga një ushtar bullgar, i lidhur iu dorëzua gjermanëve ku edhe u pushkatua.
2. Abedin Isen Sinani – në mënyrë të ngjajshme
3. Avdi Sadik Rushiti- duke shkuar për në Kumanovë, i kapur nga ushtari bullgar dhe i vrarë.
4. Ismail Ejup Ismaili – në mënyrë të ngjajshme
5. Zemrije Avdi Rushiti – e vrarë nga luftimet urbane në Shkup.
Nga fshati Izvor:
1. Asan Avdil Sadiki – i vrarë nga pjesëtarët e kontraçetës rrugës për në Likovë.
Shënim: këto informacione janë nga Partia Komunistë, prandaj nuk janë apriori të sakta.