Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi, ka zgjedhur ditët e para të janarit për të ndarë një lajm tejet emocionues me ndjekësit e saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se është fejuar me partnerin e saj, në një ceremoni private dhe tejet romantike.
Në fotot e publikuara, Xhesika shfaqet në një ambient përrallor të rrethuar nga qirinj të shumtë. Partneri i saj shihet i ulur në gjunjë duke i propozuar, ndërsa modelja, e veshur me një fustan elegant, përkulet drejt tij për t’i dhuruar një puthje.
Krahas imazhit, ajo ka shkruar fjalët më të ndjera: “E nisa vitin duke i thënë ‘PO’ njeriut të ëndrrave të mia. Mezi pres të kaloj pjesën tjetër të jetës me ty. Të dua dhe të adhuroj çdo moment me ty, dashuria ime.”
Postimi u pushtua menjëherë nga qindra komente urimi, ku nuk munguan as emrat e njohur të showbiz-it shqiptar, të cilët u gëzuan për këtë kapitull të ri në jetën e modeles.
Urime edhe nga ne!







