FC Struga TL-Sileks dhe Vardar-Rabotniçki, të shtunën

Federata e futbollit të Maqedonisë ka caktuar terminet  për zhvillimin e ndeshjeve të javës së tretë në LPFM. Ndeshjet do të luhen të shtunën dhe të dielën.
Derbi Vardar-Rabotnicki do të luhet të shtunën në ora 14:00 në “Todor Proeski” në Shkup. Nga ora 14:00 do të luhet edhe takimi mes Struga TL dhe Sileks, dhe kjo për shkak të derbit të së dielës (në Strugë prej orës 14:00) mes Labunishta dhe Ohrid, që i takon Ligës së dytë-Perendim.
Ndeshjet Shkupi-Renova, Akademija PAndev-Borec dhe Shkëndija-makedonija GJP janë caktuar për të dielën prej orës 14:00.