FC Shkupi dënohet me mbi 60 mijë euro dhe i suspendohet stadiumi

Klubi i Futbollit “Shkupi” nëpërmjet një reagimi publik, ka kritikuar ashpër tifozët, të cilët sulmuan tifozët bullgar në ndeshjen e fundit që u luajt në Çair me ekipin e futbollit Levskit, transmeton TV21.

Duke kujtuar gjobat e vitit të kaluar, nga ekipi i Shfercerave alarmojnë se ndër gjobat që mund t’iu paraprijë, është edhe ndalesa për të luajtur në stadiumin e vet dhe eliminimi nga kupa.

“Gjobat që kemi paguar vitin e kaluar ishin mbi 60 mijë euro, ndalesa për të mos luajtur në fushën tonë për javë të tëra, eliminimi nga kupa, ndoshta për shkak të këtyre ngjarjeve humbëm kampionatin. Personat që e kanë bërë këtë dëm thonë se janë tifozë të KF Shkupi. Personat që tradhtojnë klubin dhe dëmtojnë klubin tonë nuk kanë mundësi të jenë përkrahës të KF Shkupi”, thanë nga Shkupi.

Prandaj sjelljen e tillë të tifozëve të tyre, e quajnë tradhëti.

“Ata që shkaktuan një gjobë prej 42.000 euro në ndeshjen tonë të dytë zyrtare sivjet, nuk kanë si ta duan këtë klub. Është thjeshtë një tradhti. Këta njerëz po përdorin reputacionin e klubit për të bërë shfaqjen e tyre. Kur nuk e ndihmuan këtë klub me asnjë denar për 5 vjet, kur nuk na dhanë dorën për të na ndihmuar, kur askush nuk tha se duhet të vijnë të na mbështesin, të na sponsorizojnë, ne duhet të luftojmë me njerëzit tanë, në vend që ta drejtojmë luftën kundër kundërshtarëve tanë”, thonë mes tjerash nga Shkupi./TV21