FBI-ja kontrollon shtëpinë e ish-këshilltarit të Trumpit, John Bolton

FILE - In this July 8, 2019, file photo, national security adviser John Bolton speaks at the Christians United for Israel's annual summit, in Washington. A single paper copy in a nondescript envelope arrived at the White House on Dec. 30. Four weeks later, news of John Bolton’s book manuscript about his time as President Donald Trump’s national security adviser has exploded into public view, sending a jolt through the president’s impeachment trial. (AP Photo/Patrick Semansky, File)

FBI-ja ka kryer një kontroll në shtëpinë e John Boltonit në Maryland, i cili ka shërbyer si këshilltar për sigurinë kombëtare gjatë administratës së parë të presidentit Donald Trump, por më vonë u bë kritik ndaj tij.

Ky kontroll u bë si pjesë e një hetimi mbi trajtimin e dokumenteve të klasifikuara, sipas një personi të njohur me çështjen, i cili foli në kusht anonimiteti për agjencinë Associated Press.

Bolton ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë administratës së parë të Trumpit për shkak të një libri që ai shkroi mbi kohën e tij në qeveri, “The Room Where it Happened”, për të cilin zyrtarët thanë se përmbante informacion të klasifikuar.

Departamenti i Drejtësisë në vitin 2021 e pushoi padinë ndaj tij dhe gjithashtu mbylli një hetim tjetër të një jurie të madhe.

Avokatët e Boltonit kanë thënë se ai e vazhdoi publikimin e librit, pasi një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë me të cilin Bolton kishte punuar për muaj të tërë, i kishte thënë se dorëshkrimi nuk përmbante më informacion të klasifikuar.