FBI dhe policia e Nju Jorkut godasin grupin shqiptar, ja kush u arrestua!

Gjashtëmbëdhjetë persona dyshohen për vepra të ndryshme penale, në një rast që ka hapur FBI dhe policia e Nju Jorkut. Grupi përbëhet kryesisht prej shqiptarëve, por në mesin e tyre ka edhe të nacionaliteteve tjera me prejardhje nga Ballkani.
Sipas mediumeve të Nju Jork ata dyshohen për vepra penale larje parash, zhvatje, organizim të kumarit ilegal dhe vepra tjera.
Deri tani gazetat njujorkeze kanë publikuar emrat e pesë personave nga ky grup: Abdurrahman Iseni, Ervin Makishti, Sokol Gjoni, Miralem Ljuljanoviq dhe Jetmir Sulaj. Ata kryesisht kanë vepruar në Bruklin dhe pjesë tjera të Nju Jorkut.
Më poshtë u sjellim tekstin e plotë në gjuhën angleze të publikuar në gazetat e Nju Jorkut: (shqiptarja.com)

https://www.justtherealnews.com/exec-depts/justice-department/diamond-enterprise-members-and-associates-indicted-for-racketeering-gambling-extortion-fraud-money-laundering-and-obstruction-offenses/