Fazliu: Talat Xhaferi nënçmoi Aleancën për Shqiptarët dhe gazetarët nga vendi!

Ish deputeti Bekim Fazliu, në një intervistë për gazetën LAJM, ka komentuar sjelljen e Talat Xhaferit dhe BDI-së në ditën e votimit të Qeverisë teknike.

Fazliu, tha se Xhaferi dhe partia e tij kanë nënçmuar deputetë e ASH-së që votuan për zgjedhjen e Xhaferit, por edhe gazetarët vendor duke favorizuar gazetarët nga Shqipëria e Kosova.

“Rasti i z.Xhaferi që është teknik, është vetëm për mashtrim elektoralt nga ana e BDI-së. Edhe sjellja e tyre ditën që u zgjodh z.Xhaferi, nuk ishte historike, më shumë ishte histeriken sepse nënçmoi gazetarët vendas, duke i favoziruar gazetarët tjerë që të provohej diku në Kosovë dhe Shqipëri. Nënçmoi partnerët e koalcionit. Mos harroni, Talat Xhaferin e votuan 13 deputetë të BDI-së por edhe 12 deputetë tjerë shqiptarë që nuk ishin me BDI-në. I vunë në pozicion shumë të mjerë ata dhe votuan. Aasnjë falënderim”, tha ish deputeti Bekim Fazliu në një intervistë për gazetën LAJM.