📌Ju e shitët popullin shumë lirë … që kur shkuat në dhomën 161 të luteni për të hyrë në qeveri, madje për vetëm 3-4 poste.
📌Ju përbuzët shpresën e popullit… kur ia votuat ligjin për funksionimin e qeverisë.
📌Ju tradhtuat gjakun dhe idealin e dëshmorëve, duke kthyer sakrificën e tyre në lutje dëshpëruese për qeveri, duke hequr dorë nga çdo ideal… që në momentin kur shkuat te varri i Goce Dellçevit me lot në sy.
📌Ju ende vazhdoni të bëni të njejtën gjë. I dërgoni përditë emisarë që t’i luten Mickoskit…e këtë nuk e bëni për popullin, por për vete.
👉Dhe kur ju sheh ju që për hyzmeqarllëk me pak poste e para, jeni gati të bëni çdo gjë, Mickos i rritet mendja dhe del e tallet: “Shumë gjatë do rrini në opozitë”, ju qorton si fëmijë që keni gabuar rëndë, jeni dënuar ama s’keni marrë mësim.
❗️Dhe vetëm pasi ju refuzon haptas, ju bie ndërmend populli! Sa keq… sa për gjynah!
🚩Reflektoni, reformohuni dhe lidheni fatin tuaj me popullin! Qëndroni dinjitetshëm në OPOZITË, që nesër askush, as Mickovski, as Mijallkov, të mos guxojë të tallet me JU dhe me shqiptarët.
➡️Vetëm atëherë qeverinë nuk do ta lypni më si hyzmeqarë…
*Bekim Fazliu, përfaqësues i lartë i Lëvizjes Arbëria