Fazliu: Gjykimi ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paraqet padrejtësi e turp ndërkombëtar

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës🇦🇱🇽🇰 është një ndër aktet më të fuqishme të drejtësisë.
Gjykimi i saj sot përbën akt padrejtësie, turp dhe maskarallëk juridik ndërkombëtar, që duhet të marrë fund!

Lufta e Kosovës nuk solli paqe dhe drejtësi vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë qytetarët e saj. Këtë paqe dhe drejtësi sot e gëzojnë edhe serbët e Kosovës- 100 herë më shumë se një milion shqiptarët e Maqedonisë, dhe më shumë se serbët që jetojnë në Serbi, sot nën regjimin e Vuçiçit, dje nën Millosheviçin dhe nesër nën ndonjë tjetër VIÇ, gjithmonë nën ndikim të Rusisë.

Kosova🇽🇰 e lirë dhe e fuqishme është garanci për paqe në Ballkan.
Ajo mbetet shpresa për liri, drejtësi dhe stabilitet në të gjithë rajonin.

*Status fejsbuku u z.Bekim Fazliu