Fazliu: Akti i z.Ibrahimi, një shembull i lartë përgjegjësie dhe urtësie

Ne nje reagim, pas doreheqjes se kreut te deritanishem te Alternativës (AAA) z.Zeqirja Ibrahimi, perfaqesuesi i larte te Levizjes Arbëria, Bekim Fazliu në facebook ka shkruar:
“Akti i z. Zeqirija Ibrahimit përbën një shembull të lartë përgjegjësie dhe urtësie politike. Tërheqja e tij, edhe pas një rezultati fitues, dëshmon një kulturë të re politike të avancuar dhe vullnet për t’i hapur rrugë të tjerëve në ndarjen e përgjegjësive. Ky është një veprim që meriton vlerësim të posaçëm.

Kryetarit të ri të Alternativës, mikut tim z. Bekim Sali, i uroj shumë suksese në përgjegjësinë e re!”