FAZ: Rama s’e harron ‘flirtin’ me Vuçiqin – botojnë shkrim të përbashkët me Vuçiqin

Edi Rama ka botuar një artikull në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) bashkë me presidentin serb Vuçiq si bashkautor. Edhe atë në një periudhë kur Vuçiqi është në hall të madh, si nga presioni i brendshëm, poashtu edhe nga akuzat që i bëhen se ka marrë pjesë në “Sarajevo Safari”.
Aleksandar Vuçiq është në presion nga BE-ja për t’i vëndosur sanksione Rusisë, por, gjithmonë, atij i gjendet pranë kryeministri shqiptar Rama në momentet e vështira.
Pastaj, Rama vazhdimisht po e potencon se Shqipëria është shumë pranë anëtarësimit të plotë në BE, dhe tani pse duhet të kthehet prapa e të kërkojë që Shqipëria të anëtarësohet me të drejta të kufizuara bashkë me Serbinë?!

*Autor i shkrimit te perkthyer, z.Florian Nesimi te cilin e ka postuar ne facebook