Fauci: Në fund të 2021-tës situata me Covid-19 do të normalizohet

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci thotë se situata kundër COVID-19 mund të normalizohet deri në Krishtlindjet e vitit 2021, kështu shprehet në një intervistë për të përditshmen italiane La Repubblica.

Sipas tij, deri atëherë do të jetë zhvilluar një vaksinë për imunizimin e pjesës më të madhe të popullatës botërore, edhe pse jo 100% e sigurtë.

“Shpresoj. Nuk ka garanci, por ka shumë vaksina në eksperimentim në gjithë globin. Në fund, një e sigurtë do të gjendet. Prandaj shpresoj që deri në Krishtlindjet e vitit 2021 do të kemi mundur të kthehemi në një formë normaliteti”, thotë Fauci.