Faturat e larta të energjisë elektrike, qytetarët e Strugës dalin në protestë

Qytetarët e Strugës përmes protestës shprehën revoltën e tyre për faturat e larta të energjisë elektrike dhe mënyrën e llogaritjes së tyre. Ata kërkuan nga EVN transparencë të plotë mbi metodologjinë e llogaritjes, publikimin e elementeve që ndikojnë në çmim dhe rishikimin e çdo praktike që mund të rezultojë në dëm të qytetarëve. Kërkuan edhe sqarim institucional dhe rishqyrtim të kompensimit që paguajnë ndaj EMV-së, me qëllim që çdo pagesë të bazohet në nevojë reale, e jo vetëm të justifikohet formalisht me ligj. Organizatorët thanë se në rast të mungesës së përgjigjes dhe hapave konkretë për korrigjimin e kësaj praktike, do të detyrohen të përdorin të gjitha mjetet ligjore dhe të paraqesin ankesa kolektive tek organi rregullator kompetent dhe tek institucione të tjera përkatëse. /Alsat.mk