Shqipëria sot është në Zi Kombëtare në nderim të Fatos Nano, ish-kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano po përcillet për në banesën e fundit, nën tingujt e këngës, “I Did it my Way” të Frank Sinatrës.
Bëhet e ditur se ai do të prehet në varrezat e Sharrës, transmeton Klankosova.tv
Ndryshe, në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, u zhvillua ceremonia mortore shtetërore dhe homazhet kombëtare.




