Faton Salihu: Përgjegjësi për neve, por do të jemi në shërbim të klubeve

Primislav Dimovski dhe Faton Salihu edhe në katër vitet e ardhshme do ta drejtojnë federatën e boksit të Maqedonisë. Kryetari Dimovski dhe nënkryetari Salihu kanë marrë besimin e të gjitëh delegatëve të prnishëm (28) në kuvendin e rregullt të federatës, ditën e djeshme.

“Kjo është edhe një përgjegjësi për neve, por do të punojmë që të gjitha klubet të kenë së paku kushte minimale për stërvtije. Nga java e ardhshme Federata sërish do t’ju ndajë pajsje sportive thasë, dorëza, pastaj do t’ju sigurojmë edhe kushte për përgatitje, kampe për të rinj ku boksierët tanë do të jenë pjesëmarrës në gjitha turnet ndërkombëtar dhe në kampionate evropiane”, deklaroi për gazetën Lajm \Faton Salihu, nënkryetar i FBM-së.

Ai njoftoi se Don Donçevit, Blazho Donevit dhe Goran Trajanovski në Këshillin Drejtues iu janë bashkuar edhe: Faton Hasani, Dushko Sackarski, Samet Salievski dhe Petre Nedelkovski./Gazeta Lajm