Faton Fazliu takohet me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ylber Sela

Faton Fazliu takohet me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ylber Sela
Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë në Maqedoninë e Veriut, Faton Fazliu ka njoftuar se ka realizuar takim pune me Ylber Selën, ambasador në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Berlin
“Sot realizova një takim pune me z. Ylber Sela ambasador në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Berlin
Biseduam për përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve të Drejtorisë së Librave Amë, me fokus në lehtësimin e shërbimeve të qytetarëve tanë kudo që jetojnë”, ka shkruar Fazliu.