Faton Fazliu: Punë të mëdha dhe të papërsëritshme u arritën në kohën e Asaf Ademit dhe Hysni Ismailit

Ish shefi i kabinetit në ministrinë e kulturës, Faton Fazliu mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Saraj që u përkrah nga Ministria e Kulturës, ndërsa u tentua që meritat për organizimin dhe financimin e këtij festivali t`i marr tjetërkush, transmeton Almakos.

Fazliu ndërmjet tjerash theksoi se punë të mëdha janë realizuar në kohën e Asaf Ademit dhe Hysni Ismailit gjë që në të kaluarën nuk ka ndodhur, por është i bindur se nuk do të ndodhin as në të ardhmen.

Fazliu përkujtoi se paraqitjen e tij të parë publike e ka pasur në Saraj të Shkupit, si dhe të fundit si shef i kabinetit në ministrinë e Kulturës. Ai artdashësve ia bëri me dije se derën tek ai do ta kanë gjithmonë të hapur edhe në të ardhmen, pa marr parasysh rrethanave shoqërore dhe politike.