Punonjësit e arsimit, ashtu si edhe shërbyesit civilë, janë në grevë, me kërkesën për rritje pagash, përkatësisht për 100 euro shtesë tash e tre javë.
Lidhur me këtë grevë vazhdon të ketë reagime te shumta nga personalitete të ndryshme publike e qytetarë, shkruan lajmi.net.
Në mesin e figurave publike që po reagojnë është edhe aktori Fatmir Spahiu i njohur si Bufi.
Ai së fundmi me anë të një postimi në Twitter ironizoi me grevën duke thënë se fëmijët kanë mësuar zholin gjatë kësaj periudhe.
“Java trete e grevës, fëmijët mësuan zholin”, shkroi ai.




