Fatmir Reçica: Lavdi 10 Heronjëve të Betejës së Kumanovës

Fatmir Reçica – Llugaxhia

Edhe pse kanë kaluar 6 vite unë mund të shkruaj për 72 orë të tëra për ngjarjen e KUMANOVËS. Por një gjë është e sigurtë, që nuk mund të jetë e mjaftueshme për të përshkruar trimërin, burrërin dhe heroizmat e treguar nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në këtë Betejë.

Çdo ditë e Betejës së Kumanovës është një histori në vete. Secila ditë e ka rrëfimin e saj nga bashkëluftëtarët dhe heronjët e kësaj beteje.
Ndihem shum me fat dhe shumë krenar që isha njëri nga pjesëtarët e UÇK-së.

Nëse thyrja e kufirit u bë në Koshare në vitin 1999 e kufirit shqiptaro-shqiptar të rrasa e zogut, njejtë është bërë edhe 2015 me Maqedonin me kufirin Shqiptaro -Shqiptar.

Ne do të përulemi gjithmonë para veprave të mëdha e sublime të Heronjëve të Kombit. Ata do të mbeten përjetësisht simboli i bashkimit jo vetëm të kufirit mes shqiptarëve por edhe të shqiptarëve kudo që jetojnë.

Lavdi jetës dhe veprës të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit.

Lavdi 10 Heronjëve të Betejës së Kumanovës i përjetshëm ndër shekuj çoftë kujtimi për ta.
Gardianët e Kombit !

Me respekt!
Luftëtari i UÇK-së
Fatmir Reçica – Llugaxhia.