Fatmir Limani ka bërë të ditur se nuk heq dorë nga kandidatura për komunën e Kërçovës në zgjedhjet e tetorit. Ai sërish përmes një postimi ka sfiduar duke konfirmuar se është i vendosur për garën e zgjedhjeve lokale për komunën e Kërçovës, ku do të garoj si kandidat i pavarur.
Limani që është nipi dhe bashkëveprimtari i kreut të integristëve Ali Ahmeti ditë më parë ka theksuar se zyrtarë të lartë të BDI-së i kanë dërguar ndërmjetësues për tërhequr kandidaturën për kryetar të Kërçovës. Por ai tanimë thotë se është i vendosur dhe mesazhin e ka përçuar përmes një postimi të fundit në facebook:
TË PËRBETUAR DREJT TETORIT !
• Qëndrimet nuk m’u thyen në burgje !
• Nuk arritën të më tjetërsojnë edhe me falje pushteti !
● Babai më edukoi që mos zbrapsem nga qëllimet fisnike kushdo që të jetë çmimi, edhe me jetë nëse duhet paguar !
* Bashkëmendimtarë, bashkërrugëtues, bashkëvendas, mërgatë-heroike;
– Unë përshkoj një “fruth”, dhe betejën jetike e kemi bashkë në Tetor. “Vetëm nëse Zoti na merr jetën, atëherë vazhdojmë në botë tjetër”. Tetori do t’i japë grushtin e fundit: CORONËS-POLITIKAN, I CILI THITH EDHE GJAKUN E POPULLIT SI ME PINCETË. HAJDUTËVE, AMORALITETIT, FAMILJARIZMIT, PISAVE U VJE FUNDI!”, ka shkruar Limani. (INA)