Fatmir Limani: Bashkëveprimtarë nga Shkupi, Tetova e Gostivari mund të veprojnë si unë

Fatmir Limani është i vendosur, nuk kthehet në BDI. Ish funksionari i Bashkimit Demokratik për Integrim nga Kërçova, i cili ditë më parë njoftoi se në zgjedhjet lokale do të garojë si kandidat i pavarur për Kërçovën, thotë se nuk do të heq dorë nga vendimi i tij, pavarësisht përpjekjeve të shumë bashkëveprimtarëve për ta  rikthyer në strukturat partiake. Në një intervistë për gazetën LAJM, Fatmir Limani, thotë se nga vendimi për shpalljen e kandidaturës së tij për Kërçovën akoma nuk e ka takuar kreun e BDI-së Ali Ahmetin, me të cilin është edhe në lidhje faresinore. Limani nuk e përjashtëon mundësinë e takimit me Ahmetin dhe thotë se atë do ta njoftojë se ka vendosur të jep kontributin e tij si kandidat i pavarur për Kërçovën pasi, siç shprehet ai, në BDI, shpresa është vrarë tek të gjithë. Më tej, Fatmir Limani, bëri të ditur se ka edhe të tjerë bashkëveprimtarë në Gostivar, Tetovë, Shkup e Kumanovë që dëshirojnë të veprojnë si ai për shkak të pakënaqësive brenda partisë.

Intervistoi: Senehate Nimani, gazeta LAJM

LAJM: z.Limani pasi njoftuat se do të kandidoni si i pavarur në Kërçovë, thatë se nga BDI-ja ju kanë dërguar ndërmjetësues për ta tërhequr kandidaturën. A vazhdojnë t’ju dërgojnë ndërmjetës dhe a mund të zbuloni kush janë politikanët që kërkojnë të tërhiqeni?

Fatmir Limani: Janë bashkëveprimtarë nga të gjitha hapësirat, të cilët bëjnë përpjekje të rikthimit në strukturë (për të shikuar mundësinë e kandidimit në emër të subjektit), por që s’do të ndodhi sepse bashkëveprimtarët janë nga qytete të tjera, por edhe nga Kosova.., të cilët nuk e dijnë situatën reale të krijuar në Kërçovē.

LAJM: Ka zëra se me kandidimin tuaj përçahen votat dhe shqiptarët mund ta humbin Kërçovën. A mund të tërheiqeni nga ky vendim?

Fatmir Limani: Të tërhiqem! Pas secilit “pleqërimi” të situatave dhe vendimeve të sjellura nuk jam tërhjekur asnjëherë në jetë.., kush’do që ka qenë epilogu ! Unë bëhesha bashkë me të gjithë që mos të humbim Kërçovën, por s’bëhesha bashkë që të shkatërrojmë Arsimin, Ekonominë e vendit, Ambientin…, dhe të dëbojmë Rininë nga vendëlindjet e Tyre. Bëhesha bashkë, për të përmirsuar, për të hedhur një hap drejtë të mirës…, dhe asesi të keqes dhe shkatërrimit. Le të bëhen një-herë të tjerët, për të cilët flijova gjithë jetën, pët të realizuar ëndrrat e të rinjëve e që janë: arsimim më i mirë, jetë më e dinjitet’shme, punësim sipas meritokracisë e profesionalizmit…etj.

LAJM: A mund të pritet që funksionarë tjerë të BDI-së, nëpër komuna tjera të veprojnë si ju për shkak të pakënaqësive brenda partisë?

Fatmir Limani: Është e vërtetë që bashkëveprimtarë në Gostivar, Tetovë, Shkup e Kumanovë.., dëshirojnë të hedhin të njejtin “HAP”, andaj edhe jam shprehur; Ali Ahmeti; ” Ugiqin ka kohë që e ke humbur.., mos e shkatërro tufën, por reflekto se e shkatërrove subjektin e krijuar mbi sakrificën dhe gjakun e derdhur..” !

LAJM: A keni komunikuar me Ali Ahmetin pasi shpalosët vendimin për të kandiduar për Kërçovën?

Fatmir Limani: Jo ! S’kam komunikuar, por do të vijë edhe një moment dhe ditë e tillë, por vendimi mbetet: I kam dashur, u kam besuar, i kam përkrahur… Dhe u vra shpresa te të gjithë !!! Le të më përkrahin e besojnë këtë herë ashtu si më besuan veprimtari më të rënda, e të cilat më kushtuan jetë ! Sot, kërkoj të jap kontribut, për të shpëtuar Kërçovën nga egzodi i shkatërrimit të rinisë, arsimit, ekonomisë dhe shpërnguljes !!!