Fatmir Bytyqi nga LSDM-ja: Kushtëzimet ose kërcënimet e BDI-së për kryeministrin shqiptar nuk do të pranohen

Menjëherë pas konfirmimit dhe publikimit të rezultateve finale nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, LSDM do të nis bisedimet për formimin e Qeverisë së re me të gjitha partitë politike, përfshirë këtu edhe Bashkimin Demokratik për Integrim. Kështu është shprehur në emisionin Balkan Talks në Televizionin Euro News Albania, Kryetari i Komisionit të Financave në LSDM, Fatmir Bytyqi.

Sipas tij lideri i tij Zoran Zaev dhe partia që udhëheq nuk e kanë menduar ndonjëherë se në Maqedoni të Veriut mund të formohet një Qeveri pa faktorin politik shqiptar.

“Asnjëherë nga LSDM por besoj se edhe nga VMRO-DPMNE nuk e mendon se mund të ketë Qeveri pa shqiptarët, ku faktori shqiptar nuk do të jetë pjesë e saj”, është shprehur Bytyqi.

Bytyqi ka vazhduar me komentet duke bërë të qartë se kërcënimet dhe kushtëzimet e Bashkimit Demokratik për Integrim për kryeministrin shqiptar nuk do të pranohen në tavolinën e bisedimeve. /Almakos/