Fatime Lahi jeton vetëm me djalin e saj 13 vjeçar, i ndalet edhe ndihma sociale

Raporti Gresa Bardhecaj / Kanal10

Fatime Lahi nga Shipoli i Mitrovicës jeton në kushte të vështira tash e disa vjet me djalin e saj 13 vjeçar. Ajo thotë se është amvise dhe se i është ndalur edhe ndihma sociale, të ardhurat e vetme financiare që i ka pasur, shkruan Kanal10.

Tash e pesë vite, Fatime Lahi nga Shipoli i Mitrovicës, jeton vetëm me djalin e saj 13 vjeçar në kushte të rënda ekonomike.

Nga të gjitha dhomat e kësaj shtëpie, vetëm një e ka të shfrytëzueshme.

Meqenëse e gjithë shtëpia nuk ka as izolim, hall i saj janë temperaturat e ulëta dhe dimri i ftoftë.

Edhe drutë për ngrohje që i ka aktualisht, thotë se nuk janë të mjaftueshme.

Ajo tregon se ka vështirësi edhe për të siguruar ushqim për djalin e saj.

Asaj i është ndalur edhe ndihma sociale, të vetmin burim financiar që ka pasur.

Fatime Lahi kërkon nga bamirësit që t’i dalin në ndihmë, në veçanti gjatë kësaj periudhe të dimrit.