Fatime Fetai kërkon burg të përjetshëm për Alil Demirin, Afrimin dhe Agim Ismailoviqin, 15 vite për Fejzi Hazirin!

Në Gjykatën Penale të Shkupit mbahet seanca gjyqësore për rastin “Monstra” në të cilën palët t’i japin fjalët përfundimtare. Sipas prokurores Fatime Fetai, Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq (që janë në arrati) si dhe Agim Ismailoviq e kanë kryer vrasjen dhe akuzohen për aktin “terrorizëm”. Haki Aziri akuzohet për dy vepra penale, sipas Fetait, se ju ka ndihmuar (por nuk e ka ditur se kanë kryer vrasje). Fejzi Aziri për veprën se ju ka ndohmuar, i ka fshehur dorasit, duke i fshehur dhe duke i ndihmuar të arratisen Demiri dhe Afrim Ismailoviqi.
Në fund të fjalës së vet, prokurorja Fatime Fetai ka kkërkuar dënim të përjetshëm me burg për Alil Demirin, Afrim dhe Agim Ismailoviqin, 15 vite për Fejzi Hazirin, kurse 8 deri 10 vite burg për Haki Azirin. Fetai vlerësoi se këto dënime do të ishin adekuate për veprën e kryer, të cilën e vlerësoi si vepër terroriste.