Fatime Fetai dhe Burim Rrustemi janë avancuar si prokurorë shqiptarë

Lençe Ristovska është prokurore e mirë, por e re për Prokurorinë e Lartë Publike dhe mosha ka qenë pengesa që ajo nuk është avancuar dje, kanë thënë për Sdk.mk nga ky Këshill, duke komentuar rastin që ngriti më së shumti pluhur në opinion.

Mirëpo në të njëjtën seancë janë avancuar edhe prokurorët Fatime Fetai dhe Burim Rrustemi edhe pse janë më të rinj se Ristevska me moshë.
Nga Këshilli i prokurorëve kanë sqaruar se ata janë avancuar në bazë të çelësist etnik, respektivisht duke respektuar “20 përqindëshin shqiptar”.
Fetai dhe Rrustemi edhe pa çelësin etnik, morën notat më të mira, respektivisht 25 pikë.
Në Prokurorinë e lartë janë future edhe prokurorët Sasho Rajçev, Snezhana Bundalevska dhe Naum Panovski.