Fatih Qaili: BDl dhe Besa nuk pranuan amandamentet për rikonstruim dhe kanalizim të lagjeve në Çair

Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Çairit ka denoncuar sot se këshilltarët e Lëvizjes Besa dhe të BDl’së ia kanë refuzuar dy amandamente në të mirë të qytetarëve të kësaj komune. Sipas Qailit, amandamentet preknin direkt nevojat e qytetarëve në disa lagje të Çairit, por kjo sipas tij, nuk ka mjaftuar që këshilltarët e dy partive në pushtet, Besa dhe BDl të votojnë për të njëjtat, përcjell in7.

“Sot në seancën e këshillit komunal të Çairit u refuzuan dy amandamente nga këshilltarët e BDl, LSDM dhe BESA që kishin të bëjnë me lagjen e Gazibabës, të propozuara nga unë përmes koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
1. Amandamenti I – rekonstruim dhe instalim i rrjetit të kanalizimit në tre rrugët e lagjes Gazibabë: Fan Noli, Bajram Shabani dhe Brigada e 7-të Shqiptare
2. Amandamenti II – rekonstruim i stadiumit të vogël prapa SH.F.K “Tefejjuz” me pajisje të reja rekreativo-sportive dhe moderne që do i shërbenin nxënësve të shkollës dhe gjithë lagjes tonë”, ka denoncuar Qaili.