Fasadat barok dhe “Shkupi 2014” e shpërqendruan debatin për ribalancin e Buxhetit

Në sallën pothuajse të zbrazët, pasdite vazhdoi debati i përgjithshëm rreth ribalancit të plotësuar të Buxhetit. Deputetët e pushtetit dhe opozitës edhe një herë i kundërshtuan qëndrimet. Për LSDM-në planifikimi i arkës shtetërore është sigurimi i mbështetjes shtesë dhe investime të reja, derisa për VMRO-DPMNE-në mitmarrje parazgjedhore, thellim të varfërisë dhe shpenzime të reja joproduktive.

Por, ribalanci, në vend që të jetë temë qendrore, i bë shkak për përplasje të reja për fasadat barok, projektin “Shkupi 2014”, eurobondi, Rashkovski, krimi dhe korrupsioni, çfarë ka bërë kjo Qeveri, dhe çfarë ajo para kësaj, kush udhëheq politika të mira, kush politika të këqija, kush ka prerë shirita tri herë, kush ka dhënë premtime të rreme dhe sa është e partizuar administrata.

“LSDM vazhdon me matematikën që të dëshmojë se gjendja ekonomike nuk është katastrofale, ndërsa 600.000 qytetarë jetojnë në varfëri, paralajmërohen valë të reja për largime në sektorin e tekstilit, 6.200 kompani kanë vënë çelësin në derë, shtrenjtimi i karburanteve dhe energjisë shkakton rënie rapide dhe borxhi publik për herë të parë dyfish është më i madh nga të ardhurat e përgjithshme”, tha në fillim të debatit Zoranço Jovançovi i VMRO-DPMNE-së.

Në atë replikoi Panço Minovi, duke sqaruar se shpenzimet kapitale janë rritur dhe llogari të ridizajnuar të biznesit, që t’u ndihmojë kompanive dhe t’u mundësojë të investojnë.

“Kompanitë mezi e presin miratimin e ribalancit që t’i realizojnë të drejtat e tyre”, tha Minovi.

Lidija Petkovska e VMRO-DPMNE-së e përsëriti qëndrimin partiak se ribalanci është i pazhvilluar dhe i paqëndrueshëm.

Dime Vellkovski i LSDM-së replikoi, duke përmendur numra konkretë për mbështetjen që e siguroi Qeveria në të gjitha fushat dhe me Buxhetin, por edhe me ribalancin.

Nënkryetari i Kuvendit, Goran Miskovski bëri të ditur se seanca do të vazhdojë edhe pas orës 18.

Debati i përgjithshëm rreth ribalancit të plotësuar të Buxhetit filloi të enjten, ndërsa mund të zgjasë pesë ditë./TV21