Kuzhinieri me famë botëror Faruk Neziri, nga Çegrani i Gostivarit, i cili vepron në Itali edhe këtë vit do të jetë kryetar i jurisë në Kosova International Chef’s Competition. Në një prononcim për gazetën LAJM, Neziri ka sqaruar se kjo ngjarje, këtë vit do të ketë karakter internacional dhe se qëllimi i organizatorëve ka qenë që të prezantohen në gjithë botën ushqimet e trevave shqiptare.
“Jemi në prag të kësaj ngjarje që ka rëndësi të madhe . Së pari falënderoj të gjithë organizatorët edhe institucionet që më kanë përzgjedhur për herë të dytë si kryetar i jurisë. Këtë vit meqë ngjarja është internacionale e ka peshën më të madhe pasi edhe ne donim që bota ta dijë se në trevat shqiptare ka pasuri ushqimi. Gara fillon ditën e hënë”, tha Neziri.
Kosova International Chef’s Competition fillon me datën15.01.2024, në Prishtinë.