Faqet e Ali Ahmetit, Artan Grubit dhe BDI-së në Facebook administrohen nga Izraeli (Dokument)

Në kuadër të politikave për rritje të transparencës, Facebook ka vendosur të bëjë të ditur për opinionin vendet prej ku administrohen faqet në këtë rrjet social. Nëse e shikoni transparencën e faqes së BDI-së (foto më poshtë), atëherë do të vëreni se ajo ka një administrator edhe nga Izraeli. Të njëjtën gjë do të vëreni edhe në faqet e Ali Ahmetit dhe të Artan Grubit, të cilat poashtu kanë nga një administrator nga Izraeli.
Kjo flet se BDI nuk është më e sigurt në politikat e saj dhe nuk mund të mbështetet vetëm në forcat e veta, por ka kërkuar përforcime dhe jashtë vendit. Është interesant se si parti që ka ëndrra të mëdha kombëtare, nuk ka angazhuar administratorë nga Kosova ose Shqipëria, por nga Izraeli.
Njëkohësisht BDI lavdërohet se është parti e cila ka kuadro dhe kapacitete edhe për kryeministër shqiptar, por si duket nuk u beson shumë atyre kuadrove, që t’i vendosë edhe administratorë në faqe.
E njëjta gjë vërehet edhe te PDK e Kadri Veselit në Kosovë, parti e cila humbi në zgjedhjet e fundit parlamentare.


Faqja e BDI-së në Facebook


Faqja e Ali Ahmetit në Facebook


Faqja e Artan Grubit në Facebook